Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nuk dëshirojnë që bisedimet teknike me Serbinë t’i zhvillojnë me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Mosnjohja nga shumica e vendeve të kësaj organizate dhe qëndrimi neutral i zyrtarëve të saj ndaj statusit të Kosovës janë arsyet e refuzimit të Prishtinës ndaj rolit ndërmjetësues të OKB-së në negociata e pritura pas vendimit të GJND-së.

BE me mekanizmat e saj dhe SHBA mbesin të preferuarit e politikanëve të Kosovës për ndërmjetësimin e këtyre bisedimeve, të cilat mund të fillojnë në vjeshtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA