15 vjet më parë, mes 11 dhe 18 korrikut, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, u krye masakra e Srebrenicës.

Tragjedia në fjalë, që u mori jetën 8300 personave, ishte një ndër pjesët më të errëta të historisë së kohëve të fundit në Evropë.

Në ato ditë, trupat serbo-boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladic, hynë në Srebrenicë dhe masakruan popullsinë myslimane.

8300 të vdekur është bilanci zyrtar, por banorë të Srebrenicës, të mbijetuar nga masakra, deklarojnë se viktimat mund të jenë më shumë se 10 mijë.

Për të përkujtuar viktimat në Bosnje po zhvillohet një marshim i madh, ndërkohë që janë mbledhur edhe shumë krerë shtetesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA