Vasili: Rama kërkon të shtyjë zgjedhjet lokale

09/07/2010 19:35

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e quajti destruktive politikën e ndjekur nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili sipas tij, me qëndrimin aktual po kofirmon se ka vetëm një skemë politike, tentativen për të shtyrë sa më shumë zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas Vasilit, politika e corientuar, sic e quajti vijen e ndjekur nga Partia Socialiste, u duk edhe ne rastin e votimit te kandidatit per Gjykaten e Larte, Sokol Como, i cili ne Kuvend mori miratimin e LSI-së, votat e se ciles nese do te ishin bashkuar me ato te socialisteve do t’i kishin dhene atij mandatin, duke hedhur poshte ne kete menyre vendimin politik te Partise Demokratike.

Per Vasilin, pozicionimi i Rames ka nje objektiv tashme te qarte. “Me qellimin qe ky destruktivitet te arrije shtyrjen e enderruar te zgjedhjeve lokale nga ana e kryetarit te Bashkise se Tiranes, me qellimin e vetem te lexuar nga te gjithe per te shtyre ca dite me shume ne karrigen shume te rende nga korrupsoni te Bashkise se Tiranes, korrupsion i cili i ka mbyllur dyert te gjithe hetimeve dhe auditeve te mundshme e per te siguruar edhe ca dite me shume ca perfitime te reja qe fillojne nga lejet e ndertimit tek gjobat gjithefaresh ku specialistet e korruptuar te tij kane ushtruar dhe ushtrojne per mese 10 vjet ne qytetin e Tiranes”, theksoi ai.

Duke i kerkuar Rames te ktheje kurs, nenkryetari i LSI-se dha nje pergjigje te prere persa i perket keresave socialiste. “Perfundimisht Shqiperia e cila u votua dje ne rezoluten e Parlamentit Europian, eshte Shqiperia e shtetit ligjor, eshte Shqiperia e nenit 178 te propozuar e te miratuar nga Edi Rama vete, nen te cilin ai duhet t’i bindet si gjithe te tjeret. Ky ligj do vazhdoje te funksionoje ne shtetin shqiptar, sigurisht nuk do te kete asnje hezitim per ta zbatuar”, përfundoi Vasili. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta