Varri masiv, dosja në prokurori

09/07/2010 16:00

Mjekesia ligjore përfundon ekspertimin e eshtrave të zbuluara pesë muaj më parë në Linzë të Tiranës.

Ne raport voluminoz te dorezuar ne Prokurorine e Tiranes antropologet tane u shpjegojne hetuesve  se perfundimisht eshtrat e zhvarrosura nga varri masiv i Dajtit u perkasin 12 meshkujve dhe nje femre. Mosha e tyre sipas ketij raporti varion me se shumti nga persona te vrare te moshes 25 vjec deri ne 40 vjec, por ka edhe te moshuar te moshes mbi 65 vjec. Burime te besueshme te TCH pohojne se ne kete raport antropologet percaktojne se koha e egzekutimit te personave qe u perkasin keto skelete eshte me shume se 20 vjet.

Por ndersa kane arritur per nje pjese te eshtrave te shprehen se shkaku i vdekjes eshte arma e zjarrit, per disa te tjere ekspertet nuk kane mundur te percaktojne se nga cfare u ka ardhur vdekja. Po keshtu ne raport nuk eshte arritur te percaktohet identiteti i ndonje prej te skeleteve, pavaresisht fluksit te madh te familjareve te shume te pushkatuarve te kohes se komunizmit qe prej dekadash jane ne kerkim te eshtrave te tyre.

Ndersa raporti ndodhet tashme ne zyren e prokurorit Shpetim Kurti te cilit pervec hetimeve te nisura ne organin e akuzes pritet t’i percjelle mjekesise ligjore te dyshimet e tij per secilin skelet pasi te krahasoje gjinine dhe gjatesine e tyre me pretendimet e dhjetra familjareve qe kerkojne nje varr per te pushkatuarit e komunizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA