Pedro: Të luajmë ashtu si dimë

09/07/2010 17:55

I riu katalanas Pedro Rodriguez është një nga surprizat më të bukura të këtij botërori pasi sa herë ka hyrë në fushë, Spanja ka fituar më shumë shpejtësi dhe zhdërvjelltësi në aksione.

Disa herë ai është shfaqur i paqartë para portës por kjo nuk e ndalon të mendojë për një triumf të mundshëm në finalen e 11 Korrikut në “Soccer City” të Johanesburg.

“Për ne është një ëndërr e kthyer në realitet. Duhet të fitojmë. Nëse do ta bëjmë, do arrijmë dicka shumë të madhe. Fitoret kundër Portugalisë dhe Gjermanisë na kanë dhënë shumë besim dhe ne duhet të luajmë ashtu si dimë, të mbajmë topin dhe ta nisim përpara”, thekson sulmuesi në faqen e FIFA-s.

Më tej ai flet për kundërshtarët. “Janë shumë të fortë dhe këtë e kanë treguar në të gjitha ndeshjet. Kanë një sulm të rrezikshëm të përbërë nga Robben, Sneijder dhe Van Persie. Duhet të bëjmë shumë kujdes”, përfundon lojtari i Barcelonës.

Top Channel