Video/ Një nga perlat e këtij Botërori, shihni supergolin e shënuar nga ylli amerikan në sfidën kundër Paraguait
Oktapodi me fuqi mendore ka parashikuar se Spanja do të mundë Holandën në finalen e Kupës së Botës, që do të zhvillohet ditën e diel.
Ai ka parashikuar gjithashtu një fitore të Gjermanisë kundër Uruguait, ndeshje e vlefshme për vendin e tretë.
Deri më sot ai ka qenë një parashikues i saktë i cdo ndeshjeje të kampionatit botëror që po zhvillohet në Afrikën e Jugut.
Ai parashikon duke zgjedhur një midhje nga dy kuti që mbajnë flamujt e skuadrave që do të ndeshen.
Prognoza e tij për ndeshjen finale, e zhvilluar në akuarjumin e Jetës Detare në qytetin perëndimor të Oberhausenit, në Gjermani, u transmetua me satelit në mbarë botën.
Top Channel