Lunacek: S’do ketë më bisedime për statusin
09/07/2010 10:55
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka deklaruar se cilido që të jetë vendimi i GJND-së, nuk do të ketë më bisedime për statusin e Kosovës.
Lunacek është shprehur se rezoluta e miratuar dje nga Parlamenti Evropian konfirmon perspektivën e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE.
“Rezoluta kërkon fillimin e menjëhershëm të dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe bën të qartë se pas vendimit të GJND-së mbi legjitimitetin e pavarësisë, nuk do të ketë bisedime për statusin, për ndarjen e Kosovës apo për shkëmbime territoresh”, ka pohuar Lunacek.
Top Channel