Kukës, makina bie në humnerë, dy të vdekur

09/07/2010 08:35

Një aksident i rëndë është regjistruar në Kukës, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pasi makina e tyre ka rënë në greminë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave e gjithë ngjarja nisi me një pengmarrje me qëllim zhvatjen e parave të një personi.

Sipas burimeve, shtetasit Erion Xhahu dhe Vullnet e Urim Mërguti morën peng 27 vjecarin Samit Mata. Ky i fundit tregtonte skrap dhe pengmarrësit arritën t’i grabisnin 3 milionë lekë, sqarojnë burimet.

Sipas tyre, pas grabitjes tre autorët dhe viktima janë larguar në bordin e një automjeti dhe kur kanë përshkuar 5 kilometra nga shtëpia e pengut kanë rënë në greminë, në vendin e quajtur Kthesa e Kalimashit.

Për pasojë shtetasit Erion Xhahu dhe Vullnet Mërguti kanë humbur jetën, ndërsa dy personat e tjerë Samit Mata dhe Urim Mërguti ndodhen në gjëndje të rëndë në spitalin e Kukësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA