Kroaci, nis sot samiti për Ballkanin
09/07/2010 12:05
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit do të takohen sot në Dubrovnik të Kroacisë, ku do të diskutojnë për integrimin e rajonit dhe sfidat ekonomike.
Sipas Ministrisë së Jashtme kroate, në këtë takim do të marrin pjesë rreth 15 kryeministra dhe ministra të Jashtëm nga rajoni dhe vendet e BE-së.
Mes tyre do të jenë kryeministri kosovar Hashim Thaci, ai shqiptar Sali Berisha, malazezi Milo Gjukanovic, etj. Presidenti serb Boris Tadic e bojkotoi samitin për shkak të pranisë së Kosovës.
Top Channel