Produktet bujqësore të sezonit kanë mundësuar uljen e çmimeve në vend, përfshi edhe ato blegtorale, kurse mallrat e luksit kanë pësuar shtrenjtim si pasojë e akcizës.
Sipas INSTAT-it, çmimet në muajin qershor shënuan një ulje prej 0.5 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, kurse në krahasim me vitin e kaluar, ka një rritje me 3.2 për qind.
Një vit më parë, referuar qershorit, ky ndryshim ishte 2.3 për qind. Indeksi i grupit “ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 1.9 për qind, brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 14.4 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshi patatet”.
Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të specave me 36.4 për qind, patëllxhanëve me 31.5 për qind.
Ndërsa çmimet e nëngrupit “fruta” shënuan një rritje prej 1.3 për qind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të limonëve me 35.7 për qind, kivit me 5.7 për qind, portokajve me 3.2 për qind.
Top Channel