Kompania shtetërore INSIG do të dalë sërish në shitje, tenderi i së cilës pritet të zhvillohet në fund të muajit korrik.
Lajmin e konfirmon Ministria e Financave, e cila ka shpallur nisjen e procesit për shitjen e 100 për qind të aksioneve.
“Është bërë njoftimi zyrtar, ku ftohen kompanitë që kanë interes të blejnë aksionet e INSIG-ut, proces që mbyllet brenda këtij viti”, thanë burime zyrtare të ministrisë, institucioni që drejton kompaninë.
Kjo është tentativa e katërt për privatizimin e INSIG-ut, ku e fundit daton në dhjetor të 2009-s dhe e vetmja që iu afrua suksesit, por për shkak të krizës, u anulua.
Shitja e aksioneve të INSIG-ut mundëson zbutjen e deficitit në buxhet të krijuar nga mungesa e të ardhurave prej tatimeve dhe doganave.
Qeveria është duke parashikuar një zë më vete për të ardhurat nga privatizimet, me synim uljen e borxhit dhe mbylljen e disa investimeve të lëna pezull, për shkak të krizës në financa.
Top Channel