Gjermania, federata kërkon qëndrimin e Loew

09/07/2010 20:20

Pavarësisht humbjes në gjysmefinalen e botërorit, Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur të vazhdojë t’i besojë trajnerit aktual, Joachim Loew.

Sipas gazetës “Bild”, federata ka gati një kontratë rinovimi deri në përfundim të Euro 2012. Por Loew ka kërkuar që para se të hedhë firmën në kontratë, të sigurojë edhe qëndrimin e stafit aktual me të cilin ka punuar gjatë botërorit si dhe mendon për shtimin e pagës.

Presidenti i federatës, Theo Zwanziger ka shumë mundësi të kënaqë dëshirat e teknikut pasi Gjermania ka zhvilluar një lojë spektakolare në këtë botëror, ashtu si shumë pak vetë e preisnin.  

Top Channel