Bosch: Politika të gjejë zgjidhjen

09/07/2010 13:55

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të zgjidhë ngërcin.

Duke folur nga Vlora, ambasadori kërkoi gjetjen e një gjuhë të përbashkët, pasi vendi duhet të ecë përpara.

“Duhen gjetur pika për kompromis, ndaj unë këmbëngul në bashkëpunimin mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike”, u shpreh Bosch.

Sipas diplomatit, në një demokraci të shëndoshë nevojitet bashkëpunim mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

Top Channel