Ish-kryeministri britanik Tony Blair u nderua sot me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti i Prishtinës.

Ish-zyrtari i lartë britanik vijon vizitën e tij në Kosovë, ndërsa sot atij iu rezervua një ceremoni e vecantë në Universitetin e Prishtinës, ku mbajti edhe një fjalim të shkurtër falenderues.

“11 vjet më parë Kosova kishte shumë probleme dhe ne morëm ato vendime duke mos ditur se cili do të jetë rezultati, po duke ditur se nëse nuk do të vepronim të përballur me atë sulm nuk do të meritonim emrin e civilizimit të madh”, tha ndër të tjera Blair.

Ish-kryeministri shtoi më tej se Britania do të jetë përkrah Kosovës në rrugën e saj sot dhe gjithmonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA