Kryeministri në ikje i Belgjikës, Yves Leterme ka deklaruar se presidenca belge e BE-së është e gatshme të angazhohet që Shkupi dhe Athina të zgjidhin kontestin e emrit.

Leterme është shprehur se dy palët kanë shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin për ta mbyllur këtë cështje, që ka bllokuar proceset integruese të Maqedonisë.

“Dua të nënvizoj se përgjegjësia kryesore u takon udhëheqësve politikë në Maqedoni dhe Greqi. Por, nëse ato do të kërkojnë, presidenca belge është e gatshme të bëjë përpjekje që bisedimet të sjellin rezultate të frytshme”, ka deklaruar Leterme.

Ai ka shtuar më tej se ndërkohë është emëruar edhe një ndërmjetës amerikan për të lehtësuar mundësinë e arritjes së një kompromisi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA