Adidas prezanton topin e finales Jo’bulani

09/07/2010 18:20

Adidas prezanton topin Jo’bulani të finales së madhe të 11 Korrikut për Kupën e Botës 2010.

Ky top është një version i artë i topit me të cilin është luajtur gjatë gjithë turneut. Për skuadrat finaliste janë prodhuar 60 ekzemplarë, të cilët u janë dorëzuar. Emri i topit lidhet me qytetin Johannesburg apo shkurt Jo’burg (qyteti i arit).

Spanja dhe Holanda do stërviten këto ditë me topin Jo’bulani për t’u familjarizuar sa më shumë. Ndërkohë, për finalen janë prodhuar edhe 30 ekzemplarë të tjerë, të cilët do përdoren natën e madhe.

Top Channel