Zëvendësprokurori serb për krimet e luftës, Bruno Vekaric ka deklaruar se hetuesit kanë nisur punën për verifikimin e varrit masiv, ku dyshohet se ndodhen trupat e 250 kosovarëve të vrarë gjatë viteve të luftës ’98-99.

Sipas Vekaric, hetuesit po analizojnë terrenin në Rudnicë, në pjesën jugore të Serbisë, pranë kufirit me Kosovën.

“Hetimi ka filluar sot dhe përmes tij do përcaktohet nëse trupat janë varrosur në atë hapësirë që është raportuar nga dëshmitarët”, ka pohuar Vekaric.

Prokurorët serbë dyshojnë se trupat e pajetë janë varrosur nën një ndërtesë dhe nën nje parkimi në fshatin Rudnicë, pasi ishin sjellë nga Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA