Pas rezolutës për Shqipërine, Parlamenti Europian votoi me 455 vota pro dhe 155 kundër edhe një rezolutë për Kosovën.(UPDATE)
Në të ftohen 5 shtetet e BE-se, që ende nuk e kanë njohur shtetin e ri, ta perfundojne këtë proces. Kjo rezolutë u bën thirrje institucioneve europiane që të ndërmarrin hapa konkret për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ne tekst, ftohet dhe Beogradi per sjellje pragmatiste ne lidhje me statusin e Kosoves dhe te mos bllokojne anëtarësimin e shtetit të ri të rajonit në organizatat ndërkombetare.
Rezoluta i kushton vemendje dhe vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Nga autoritetet e Kosoves kerkohet progres ne reformat kyce, duke nenvizuar se korrupsioni ne vend eshte gjeresisht i perhapur dhe krimi i organizuar mbetet problem serioz.
Parlamenti Europian shpreh gjithashtu brengosjen per situaten ne veri te vendit, ku kercenohet shoqeria civile nga grupet radikale e krimi i organizuar, sic thote rezoluta. Eurodeputetet kerkojne nga EULEX te ule tensionet dhe te nise hetimet ndaj atyre qe kane kryer veprat kriminale te diteve te fundit.
Top Channel