Deputetët e partive opozitare maqedonase LSDM dhe PRSD kanë dorëzuar sot propozimin për një interpelancë me kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski.

Menjëherë pas këtij propozimi të opozitës, kryeparlamentari Veljanovski ka thirrur për të shtunën seancën e jashtëzakonshme, ku do të jetë në rend dite edhe propozimi për shkarkimin e tij.

Në një konferencë për shtyp, Veljanovski e ka cilësuar kërkesën e opozitës si tentativë për të hequr vëmendjen nga incidenti i saj i ndodhur pak ditë më parë në Kuvend.

“Unë sot formalisht pranova propozimin për shkarkim. Por kjo nuk do të thotë se do të largohemi nga synimi ynë për të zbardhur incidentin e pak ditëve më parë”, ka theksuar Veljanovski.

Incidenti në fjalë ndodhi më 1 korrik, ku deputetët e opozitës sulmuan një pjestar të sigurimit të policisë, i cili po xhironte takimet e tyre me përfaqësues të ndërmarrjeve të falimentuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA