Lëv: Bravo Spanjës, titulli u takon atyre

08/07/2010 02:00

Pas eleminimit të Gjermanisë së tij prej Spanjës me rezultatin 1-0, trajneri Hoakim Lëv uroi iberikët për fitoren dhe u shpreh i sigurt se titulli i takon atyre.

“Titulli kampion do të bëhet i tyre. Prej 2 ose 3 vjetësh janë më të mirët. Janë kaq të aftë sa na shtynë tej limiteve tona dhe kanë një mënyrë qarkullimi topi që nuk i jep rrugë tjetër kundërshtarit përveçse t’i ndjekë”, tha Lëv në një intervistë për gazetarët pas përfundimit të takimit.

Më tej tekniku gjerman analizon edhe humbjen e skuadrës së tij ndaj spanjollëve. Sipas tij gjermanët harxhuan shumë energji për të zotëruar topin dhe kjo ndikoi në rendimentin e lojës së tyre.

“Në këtë sfidë nuk mundëm të zotërojmë topin ashtu si do dëshironim dhe kjo na bëri të harxhojmë mjaft energji’, përfundoi tekniku gjerman.

Top Channel