Laci largohet me turp nga Europa League

08/07/2010 21:30

Laci e ka braktisur me turp aventurën europiane, duke i dhënë një tjetër shuplakë të rëndë shpresave të skuadrave shqiptare në Europë.

Në ndeshjen e dytë të turit të parë të Europa League kundër FC Dnepr Mogilev, kurbinasit u mundën 7-1 duke na kujtuar humbjen e turpshme të Flamurtarit vitin e shkuar 8-1 në fushën e Motherwell. Transferta e Bjellorusisë ka rezultuar një dështim i vërtetë për lacianët edhe pse në ndeshjen e parë barazuan 1-1.

Goli i vetëm i takimit për skuadrën shqiptare u shënua nga Nimani në minutën e 60-të, ndërsa Brahja mori karton të kuq në minutën e 72-të. Ky rezultat tregon ecurinë e dobët të skuadrave shqiptare vitet e fundit në Europë, cka ka bërë që shpesh herë UEFA të hetojë edhe për trukime takimesh.

Top Channel