EULEX-i “nuk ka gjetur prova” për të vërtetuar asnjë dyshim të ngritur kundër të ashtuquajturit kryetar i Këshillit Nacional Serb Milan Ivanovic, i cili akuzohej për organizim, përkrahje dhe pjesëmarrje në grupet terroriste, nxitje të urrejtjes, thirrje për rezistencë etj.

Telegraf shkruan sot se “duke krahasuar rastin Ivanovic me rastin Kurti, juristët kosovarë kanë vlerësuar se ‘EULEX-i po bën drejtësi selektive’ dhe se duke liruar nga akuzat Ivanovicin ‘po përpiqet të ruajë qetësinë politike në veri të Kosovës’”.

Zëdhënësja e këtij misioni, Kristina Herodes e ka konfirmuar pushimin e hetimeve ndaj Ivanovicit, i cili u kishte prirë serbëve për të djegur pikat kufitare në vitin 2008 dhe për të pushtuar me dhunë Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, si pasojë e së cilës ishte vrarë një polic ukrainas dhe ishin plagosur shumë të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA