Del Bosque: Finalet nuk luhen, fitohen

08/07/2010 00:20

Trajneri spanjoll Vincente Del Bosque shprehu kënaqësinë për kualifikimin historik për në finalen e Botërorit dhe komplimentoi djemtë e skuadrës së tij për paraqitjen e tyre ndaj Gjermanisë.

“Finalet nuk luhen, fitohen. Lojtarët e mi ishin me të vërtetë të jashtëzakonshëm dhe zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme që të gjithë. Sido që të shkojë, sonte bëmë historinë dhe i falenderoj që të gjithë”, deklaroi Del Bosque për gazetarët pas përfundimit të ndeshjes.

Spanja për herë të parë në Botëror arriti në finale falë fitores 1-0 ndaj Gjermanisë mbrëmjen e së mërkurës.

Top Channel