Brazili, portieri i Flamengos vetëdorëzohet

08/07/2010 11:05

Është dorëzuar portieri i Flamengos, pasi një gjykatës kishte kërkuar arrestimin për vrasjen e të dashurës.

Bruno Fernandes, portieri i skuadrës më popullore të Brazilit, dyshohet se është përfshirë së bashku me gruan, miqtë dhe të afërmit në zhdukjen e Eliza Samudio, që e ka shantazhuar pas lindjes së të birit.

Një i afërm i lojtarit ka pohuar se ka marrë peng gruan me kërkesë të Fernandez dhe se e ka vrarë gjatë një grindjeje me të.

Top Channel