Blair, sot për vizitë në Kosovë
08/07/2010 10:35
Ish-kryeministri britanik Toni Blair të enjten fillon vizitën dyditore në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Hashim Thaçi.
Blair do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, duke përfshirë edhe takimet me liderët institucionalë, ndërsa do të mbajë një fjalim edhe në Kuvendin e Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës po ashtu do të organizojë me 9 korrik, një ngjarje publike në Teatrin Kombëtarë, si mundësi që ish-kryeministri britanik të takohet me qytetarë të Kosovës.
Në ditën e parë të vizitës së tij thuhet se Blair do te marrë titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës, ndërsa do të vizitojë komunën e Graçanicës.
Top Channel