Ahmadinejad: SHBA diktator planetar

08/07/2010 10:55

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka akuzuar SHBA-në si “diktatoren e planetit”.

Në Nigeri për një takim të D8-ës, që mbledh 8 vende myslimane në zhvillim, Ahmadinejad ka deklaruar se SHBA-të “vetëshpallen kreu i botës dhe e gjithë bota duhet të dijë se autoriteti i vetëshpallur është diktatura, por epoka e diktaturës ka mbaruar”.

“Do t’i japim fund vuajtjeve të popullit palestinez”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA