“Viva Espania”

08/07/2010 03:00

Sheshet më të mëdha në kryeqytetin e Spanjës janë tejmbushur nga miliona tifozë të cilët festojnë finalen e parë botërore në historinë e përfaqësueses iberike.

“Spanja spektakolare kalon për herë të parë në finalen e një Botërori, është titulli i “El Pais”, e cila në shkrimin e saj thekson se ekipi i Del Boskes i tregoi Gjermanisë se si luhet dhe si fitohet në futboll. Për të përditshmen “La Varguadia”, lojtarët  aktualë, Fabregas, Torres, Villa, Iniesta, Xavi, Casillas i kanë dhanë fund fatit të keq të iberikëve, një vend që ka patur gjithmonë lojtarë të mëdhenj, por që nuk janë ngjitur asnjëherë kaq lart.

Ndryshe është situata në Gjermani. Pas ndeshjes tifozët kokëulur janë shpërndarë të mërzitur dhe me lot në sy. “Ëndrra botërorit për Gjermaninë ka përfunduar”, shkruan gazeta më e madhe në vend “Bild”. Ndërkohë për sportiven “Kicker”, kapiteni i Barcelonës, Pujol i dha fund shpresave të gjermanëve për një yll të katërt në fanelë.

Finalja e Botërorit Holandë-Spanjë do të luhet ditën e dielë. Por ndoshta rezultati i finales do të fiksohet më parë, nga tanimë i famshmi oktapodi Pol, i cili është kthyer në orakullin e këtij Botërori.

Top Channel