Video/ Një nga perlat e këtij Botërori, shihni supergolin e shënuar nga ylli amerikan në sfidën kundër Paraguait
Eleminimi i Uruguajit pas gjysmëfinales së humbur ndaj Holandës me rezultatin 3-2 nuk mundej të tejkalohej pa polemika nga ana e trajnerit të skuadrës amerikano-latine, Oskar Tabarez, i cili gjithësesi ka komplimentuar skuadrën holandeze.
“Goli i Shnajderit m’u duk pozicion jashtë lojë. Ndeshja ishte padyshim një ndeshje e denjë për gjysmëfinalet e një Botërori. Kundërshtarët tanë në përgjithësi ishin më të zotë, por ne dalim nga ky Botëror me kokën lart. Bëmë gjithçka për të mos humbur, megjithatë nuk është ky momenti për të qarë dhe për të gjetur justifikime”, deklaroi për gazetarët pas ndeshjes trajneri Tabarez.
Shnajder shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 70 të takimit pas një goditje nga brenda zonës. Trajektorja e topit devijohet prej mbrojtësve dhe kalon pranë sulmuesit Van Persi, i cili i ndodhur në pozicion të dyshimtë loje nuk e preku atë.
Top Channel