Podolski: Humbja në Euro 2008 na djeg ende
07/07/2010 11:20
Lukas Podolski ka kërkuar të ngjallë “zemërimin” e shokëve të skuadrës duke u kujtuar humbjen në finalen e Euro 2008.
Gjatë konferencës për shtyp, sulmuesi gjerman me origjinë polake thekson se ajo humbje i djeg ende.
“Tani kemi rastin të arrijmë një tjetër finale dhe për ta bërë këtë duhet të zhvlerësojmë humbjen e 2 viteve më parë që na motivon më shumë. Fitoret kundër Anglisë dhe Argjentinës kanë treguar se jemi shumë të fortë. Kemi besim dhe mund të përsërisim ndeshje të tilla”, thekson Podolski që bashkë me Klosen dhe Muller rezultojnë sulmu më prodhimtar i botërorit.
Top Channel