
Deputeti serb i Kuvendit te Kosoves Petar Miletic, deklaroi për një media serbe se nuk e ka ditur që me hyrjen në parlamentin e Kosovës rrezikon jetën e tij.
Ai këto komente i bëri dy ditë pasi u qëllua me armë zjarri para banesës së tij në veri të Mitrovicës.
“Kam dashur ta ndërmarr një rrezik të tillë, sepse kam menduar se në institucionet e Kosovës mund të bëhet diçka e dobishme për serbët. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që kam pranuar një post të tillë. Kam mundur të jetoj edhe pa këtë post, por kam menduar se qenia ime në kuvend do të kishte domethënie. Për fat të keq, dikush mendon se kjo nuk ka kuptim, dhe jo vetëm që s’ ka kuptim, por duhet ta pengojë edhe fizikisht atë që pranon një post të tillë”, ka thënë deputeti i plagosur.
Miletic ka thënë se sulmi ndaj nuk do të jetë pengesë për vazhdimin e punës ne parlamentin e Kosovës. Ai ka mohuar se bashkëpunon me autoritetet e Beogradit, por ka thënë se për shkak të profesionit si gazetar ka kontakte private edhe me disa prej politikanëve serbë.
Top Channel