Eurodeputeti slloven, Jelko Kaçin ka dënuar sulmin ndaj deputetit serb në Mitrovicë të premten e shkuar, duke e konsideruar situatën në këtë rajon si alarmante.

“Sulmi ndaj deputetit serb është një ngjarje shumë e rëndë. Situata është alarmante”, është shprehur Kaçin gjatë fjalës së tij në seancën e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Kjo është një rezistencë kundër demokratizimit të vendit. Ne mbështesim dialogun demokratik, në mënyrë që të ketë bashkëpunim mes serbëve dhe shqiptarëve”, shtoi ai.

Top Channel