Inter-Milito, marrëveshje për një kontratë të re

07/07/2010 17:00

Interi ka arritur një marrëveshje me Diego Milito, pas disa javë negociimesh me agjentin e tij.

Përveçse një rritje të pagës, argjentinasi ka arritur edhe një zgjatje të kontratës deri në 2014-ën.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i futbollistit, Fernando Hidalgo, në përfundim të takimit me zëvendëspresidentin zikaltër, Rinaldo Ghelfi.

“Gjithçka është në rregull, nesër do të nënshkruajmë kontratën, më pas do të shkoj në Buenos Aires që ta firmosë edhe Diego dhe javën e ardhshme do të kthehem në Itali për ta depozituar në federatë”, është shprehur ai.

Top Channel