Iniesta: Ndeshja e jetës time
07/07/2010 12:45
Andres Iniesta ka luajtur shumë ndeshje të rëndësishme me Barcelonën por kjo e mbremjes së sotme në Durban kundër Gjermanisë, ndoshta do jetë një nga pikat më kulminante të karrierës së tij.
“Kam kaluar shumë pragndeshje të mëdha me Barcelonën por kjo është një gjë unike”, shprehet mesfushori i kombëtares iberike gjatë një konference për shtyp.
“E dimë se jemi përballë ëndrrës tonë, dicka që kombëtarja jonë nuk e ka arritur ende. E shkuara nuk vlen, ashtu si fitorja jonë në vitin 2008, por ne duam me cdo kusht që ta arrijmë këtë finale”, thekson asi katalanas.
Top Channel