Forlan: Jam i kënaqur nga arritja në gjysmëfinale
07/07/2010 11:35
Sulmuesi kryesor i Uruguajit në këtë botëror, Diego Forlan, është shprehur shumë i kënaqur për arritjen e kombëtares së kaltër në gjysmëfinale, pavarësisht humbjes së djeshme.
Ai përgëzon shokët e skuadrës dhe trajnerin për punën e madhe të bërë në këtë eveniment.
“Ka pasur skuadra me nivel shumë të lartë por ne kemi luajtur një Kupë Bote spektakolare. Tani kemi shënjestruar vendin e tretë dhe ky është një objektiv real. Do ishte një dhuratë për skuadrën dhe të gjithë tifozët tanë”, shton sulmuesi i Atletico Madrid në një intervistë dhenë për gazetën “AS”.
Top Channel