F1, Massa: Tani do të kuptojmë se sa vlejmë

07/07/2010 17:25

Çmimi i Madh i Britanisë, në program të dielën e ardhshme, është një pikë zhvillimi për botërorin e Ferrarit. Të paktën kështu mendon Felipe Massa.

“Nëse F10-ta do të sillet mirë në Angli do të thotë se jemi në rrugën e duhur. Këtë fundjavë duhet të na japë një ide më të qartë se ku ndodhemi në krahasim me kundërshtarët tanë dhe se sa jemi përmirësuar”, është shprehur ai.

“Shpresoj që në Silverstone të jemi në gjendje të bëjmë një hap të madh përpara falë të rejave që do të çojmë në pistë”, theksoi ai.

Top Channel