Botërori, 3 mln spektatorë në Afrikën e Jugut

07/07/2010 12:45

Botërori afrikano-jugor i futbollit deri tani ka patur 3 milionë spektatorë nëpër stadiume, një numër më i vogël ky krahasuar me evenimentin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1994 dhe në Gjermani në vitin 2006.

Sipas të dhënave të fundit të FIFA-s, deri tani 2,997 milionë persona kanë asistuar në 61 ndeshje me një mesatare prej 49.134 personash për ndeshje.

“Në Afrikën e Jugut është regjistruar një numër goxha i lartë spektaktorësh. Eshtë arritur një sukses i madh”, thotë zëdhënësi i FIFA-s, Nicolas Maingot.

Top Channel