Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se axhenda evropiane është prioritet i qeverisë së tij.

“Ne jemi të përkushtuar që axhendën evropiane ta bëjmë pjesë të pandashme të punës së përditshme të qeverisë. Kohët e fundit janë përmbushur shumë kritere dhe rekomandime, por puna jonë është e pandalshme”, ka pohuar Thaci.

Kryeministri ka theksuar se intensifikimi i dialogut politik dhe teknike me Komisionin Evropian kontribuon në mënyrë thelbësore në avancimin e Kosovës drejt integrimit në BE.

Perspektiva evropiane e shtetit të ri u konfirmua edhe gjatë takimit të djeshëm që Thaci zhvilloi me zyrtarin evropian, Pier Mirel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA