Shnajder përgënjeshtron “Helden”

06/07/2010 00:40

Pak orë nga përhapja e lajmit prej gazetës holandeze “Helden”, ku etiketoheshin ish-trajneri i Brazilit, Dunga dhe trajneri i Argjentinës, Maradona si “idiotë”, prej mesfushorit Uesli Shnajder, ka ardhur edhe përgënjeshtrimi i këtij të fundit.

Nëpërmjet faqes zyrtare të skuadrës së Interit, Shnajder jo vetëm që hedh poshtë fjalët e cituara nga “Helden” duke këmbëngulur që nuk janë fjalët e dala nga goja e tij, por shpreh edhe respekt për Maradonën dhe Dungën.

“Ka një shtrembërim të madh mes asaj që kam thënë unë dhe asaj që ka dalë në shtyp. Gjatë intervistës nuk i jam referuar asnjëherë drejtpërdrejtë as Maradonës dhe as Dungës, kundrejt të cilëve kam shumë respekt për atë që kanë dhënë si futbollistë dhe për punën e tyre si trajnerë gjithashtu”, citohet Shnajder nëpërmjet faqes zyrtare të Interit.

Top Channel