Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot për të diskutuar mbi situatën në Kosovë, pas incidenteve të regjistruara së fundmi në veri të Mitrovicës.

Mbledhja do të zhvillohet pas kërkesës së presidentit serb Boris Tadic, pas shpërthimit të një granate pak ditë më parë në një miting të banorëve serbë.

Beogradi zyrtar kërkon kështu të arrijë një fitore të rëndësishme diplomatike, në një kohë kur pritet që GJND të japë opinionin ndaj ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.

Kërkesa e Tadic u pranua menjëherë nga kryesuesi i radhës i Këshillit të Sigurimit, ambasadori i Nigerisë. Kosova në këtë takim do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Skënder Hyseni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA