Jashtë Myler, hapësirë të riut Kros

06/07/2010 14:00

Më e mira nga të gjitha edhe prej rezultateve. Asnjë tjetër, madje as Brazili, nuk ka shënuar kurrë tetë gola (një të pësuar) mes 1/8-ave dhe çerekfinaleve.

Ai i Lëvit është futbolli total dhe modern, padyshim shumë impenjues për kokën dhe këmbët, prandaj duhen interpretues të rinj dhe reaktivë. Ai i ka zgjedhur në perfeksion dhe po merr frytet. Problem në gjysmëfinale do të jetë mungesa e Mylerit, edhe pse moduli nuk do të ndryshojë.

Zëvendësi i sulmuesit të krahut të Bajernit do të jetë një i ri, ose një bir emigrantësh, pra 20-vjeçari Kros, ose Trokovski, gjysmë polak, si Klose e Podolski. Ka disa probleme edhe Khedira, Ëzil vazhdon të ndiejë lodhjen, por kundër Spanjës duhet të kërkojnë revanshin për finalen e Vjenës 2008, kur ishte një tjetër Gjermani (me Balakun, pra më e dobët) dhe një tjetër Spanjë (me Torresin, pra shumë më e fortë).

Por Gjermania tani nuk është më surprizë: Bundesliga është kampionati më me shumë spektatorë (mesatarisht 41904 për ndeshje), më me shumë të ardhura, me ekipet zinxhir më të mira, sepse çdo klub është i detyruar të organizojë akademitë sipas rregullores, në të kundërt gjobitet ose skualifikohet. Janë gjermanë dhe ja pse nuk i lënë asgjë rastësisë. Kjo është arsyeja pse luajnë finalen e 12 në historinë tyre.

Top Channel