Spanja rekuperon Fabregas dhe Puyol

05/07/2010 12:20

Lajme të mira për Spanjën që do ketë të gatshëm për gjysmëfinalen ndaj Gjermanisë dyshen Cesc Fabregas e Carles Puyol.

Mbrojtësi dhe mesfushori dolën të dëmtuar nga ndeshja ndaj Paraguajit por ata kanë mundur të rekuperohen në kohë, duke i dhënë shpresa pozitive trajnerit Del Bosque.

“Cesc u dëmtua në shpatull ndërsa Puyol në fytrë por të dy janë rekuperuar plotësisht për ndeshjen e ardhshme”, shprehet mjeku i kombëtares iberike Oscar Luis Celada. Ndeshja gjysmëfinale mes Spanjës dhe Gjermanisë do zhvillohet të mërkurën në mbremje në Durban.

Top Channel