Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu theksoi të hënën se Serbia, si gjithmonë ka bërë përpjekje për të demonstruar se Kosova nuk mund të jetë një vend i qëndrueshëm dhe i qetë.

Sipas presidentit qytetarët e vendit janë aktorë të rëndësishëm në stabilitetin e përgjithshëm dhe në të njëjtën kohë, aktet e dhunës janë dënuar sepse nuk janë rrugë që mund të ndihmojnë ecjen dhe zhvillimin e vendit.

Presidenti Sejdiu duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, e thirrur nga Serbia, nëse do të dërgojë një imazh jo të mirë për Kosovën pas ngjarjeve në Mitrovicë theksoi se ka edhe persona që dëshirojnë ta prishin imazhin e mirë të përgjithshëm të vendit.

“E dimë se Serbia, si gjithmonë ka bërë përpjekje që të gjejë grimca të caktuara sipas saj për të demonstruar se Kosova nuk mund të jetë një vend i qëndrueshëm dhe i qetë, por do ta ketë të kotë”, tha Sejdiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA