Plagosja e Miletic, qeveria dënon aktin
05/07/2010 13:30
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka dënuar plagosjen e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Petar Miletic.
Në njoftimin e Zyrës për informim të qeverisë,cituar nga Radio Televizioni i Kosovës, thuhet se ky është një sulm kriminal, i drejtuar kundër një përfaqësuesi legjitim të qytetarëve të Kosovës, kundër votës së lirë, kundër demokracisë, kundër progresit që po arrijmë bashkërisht dhe si të tillë e dënojmë fuqishëm.
Qeveria kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur që sa më parë kryerësit e këtij krimi të përgjigjen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Top Channel