Ministria e Jashtme shqiptare e konsideron akt kriminal plagosjen e deputetit serb në kuvendin e Kosovës, Petar Miletic.
Në një prononcim për mediat, shefi i diplomacisë shqiptare Ilir Meta shprehu mbështetje të plotë të deklaratave të qeverisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR dhe theksoi bindjen se e ardhmja e Mitrovicës do të jetë në paqe, stabilitet dhe në bashkëjetesë të komuniteteve.”Duhet të izolohen të gjithë elementët destruktivë që kërkojnë të dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe të gjithë rajonit tonë që është më pranë NATO-s dhe BE-së.
I pyetur për idenë e ‘shkëmbimit të territoreve”, ministri i Jashtëm Ilir Meta deklaroi se cdo ndryshim kufijsh në Ballkan është tërësisht i papranueshëm.
“Ky qëndrim kërkon të kthejë dekada pas këtë rajon që sot është më i stabilizuar se kurrë, më pranë BE-së, NATO-s. E ardhmja e Ballkanit është heqja e kufijve dhe jo ndryshimi i tyre”, u shpreh Meta.
Top Channel