Messi i trishtuar: Ndihem me të vërtetë keq

05/07/2010 16:55

“Nuk luajtëm mirë me Gjermaninë dhe duhet të fillojmë gjithçka nga e para”. Kështu është shprehur Leo Messi në blogun e tij pas zhgënjimit të botërorit.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj. Nuk respektuam pritshmëritë e shumë njerëzve. Ndihem me të vertetë keq”, është shprehur ai.

Tani Messi kërkon të kthehet në shtëpi, në Spanjë dhe të harrojë sadopak zhgënjimin.

Duhet të ishte botërori i tij, ndërkohë që fati i mohoi lavdinë dhe nderet, të paktën për këtë herë.

Top Channel