Maqedonia, KE e shqetësuar për klimën politike
05/07/2010 16:30
Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka shprehur keqardhjen e tij për përkeqësimin e klimës politike në Maqedoni.
Përmes një njoftimi për shtyp, Fyle ka dënuar incidentin e fundit në Parlamentin maqedonas dhe u ka bërë thirrje palëve që të fillojnë dialogun dhe të jenë më konstruktive.
“Dialogu politik është përgjegjësi e përbashkët e pozitës dhe opozitës dhe ato në këtë drejtim duhet të tregojnë konstruktivitet dhe përkushtim të sinqertë”, është shprehur Fyle.
Top Channel