Beteja mes dy forcave më të mëdha politike në Maqedoni, VMRO-DPMNE dhe LSDM është spostuar në Evropën perëndimore.

Kreu i partisë në pushtet, Nikolla Gruevski do të takohet në Bruksel me kryeministrin në ikje Yves Leterme, vendi i të cilit ka marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

Ndërsa kreu i opozitës, Branko Cervenkovski ndodhet në Strasburg, ku do të pritet në një takim nga komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, në të dy takimet pritet që zyrtarët evropianë të kërkojnë konstruktivitet mes dy palëve politike.

Ndërkohë, në një komunikatë të shpërndarë nga zyra e kryeministrit Gruevski thuhet se, ky i fundit do të marrë mbështetje për integrimin e Maqedonisë në BE.

Top Channel