Kosova dhe Maqedonia nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi në fushën e energjitikës.

Marrëveshja në fjalë mundëson forcimin e bashkëpunimit në këtë sektor, që do të nisë me formimin e grupeve të punës nga të dyja vendet.

Grupet në fjalë do të shqyrtojnë projektet e përbashkëta energjitike, si dhe mundësinë e bashkëpunimit për harmonizimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian.

Ministri maqedonas i Energjitikës, Fatmir Besimi ka arritur që me homologen e tij Justina Shiroka Pula të nënshkruajë 8 marrëveshje, mes të cilave një për ndërtimin e një përcuesi 400 kilovatësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA