Federata Braziliane shkarkon trajnerin Dunga

05/07/2010 08:50

Një ditë pas kthimit të kombëtares së Brazilit në atdhe, Federata Braziliane ka shkarkuar nga detyra trajnerin Carlos Dunga dhe gjithë stafin teknik të kombëtares Selecao.

“Me eleminimin e Brazilit nga Kupa e Botës është mbyllur një cikël që ka nisur në gusht të vitit 2006”, shkruan në faqen e saj të internetit federata e vendit 5 herë kampion bote. Sipas informacioneve, stafi dhe trajneri i ri do caktohen në fund të këtij muaji.

Pak orë më parë vetë Dunga kishte lënë të kuptohej se ishte i gatshëm për të zgjatur kontratën e drejtimit të kombëtares edhe për disa vite të tjerë.

Top Channel