Buenos Aires kombëtarja pritet me ovacione

05/07/2010 09:15

Kombëtarja e Argjentinës ka mbërritur gjatë orëve të natës në aeroportin e Buenos Aires pas eleminimit në fazën cerekfinale nga Gjermania, ashtu si 4 vjet më parë.

Pavarësisht 4 golave të pësuar dhe asnjë të shënuar në këtë përballje, skuadra Albiceleste është pritur nga 2 mijë njerëz në festë duke përshëndetur kombëtaren dhe trajnerin Maradona.

Menjëherë pasi kanë zbritur në atdhe, Maradona dhe një pjesë e stafit teknik kanë shkuar në Federatën Argjentinase të Futbollit ku u takuan me presidentin Ezeiza.

Tekniku bardhekaltër ka dalë në dritare duke përshëndetur tifozët e shumtë të cilët i kanë kërkuar të mos largohet nga kombëtarja.

FOTO GALERI
1/5
Argjentina pret kombetaren

Top Channel